Me qeverisjen e Bedri Hamzës, rruga jonë e përbashkët do të jetë më e ndritur.
Kështu ka deklaruar, ka kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, i cili ka vizituar kompaninë “Vëllezërit Hoti” në Gremnik të Klinës.
“Pasuria e madhe e Kosovës, bizneset tona të suksesshme që kanë prekur tregjet evropiane. Kënaqësi e jashtëzakonshme të shoh nga afër kompaninë ‘Vëllezërit Hoti’ në Gremnik të Klinës. Faik Hotit i urova shumë suksese duke i premtuar se me Qeverisjen e Bedri Hamzës, rruga jonë e përbashkët do të jetë më e ndritur. #pdk131 #isakneziri99”, ka shkruar Neziri në Facebook.