Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka shprehur mirënjohjen e tij për veteranët e luftës, duke i cilësuar ata si pjesë të krenarisë së historisë më të re të Kosovës.
“Veteranët janë pjesë e krenarisë së lavdishme të historisë sonë më të re. Me një pjesë prej tyre nga Drenasi, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme në luftën për liri dhe dinjitet të Kosovës,” tha Neziri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit dhe vlerave të luftës çlirimtare.
Në një kohë sfidash, ai shprehu shpresën për rikthimin e çlirimtarëve nga Haga, duke theksuar përkushtimin e tij dhe të PDK-së për të mbrojtur të vërtetën historike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
“Historia jonë është krenaria jonë,” përfundoi Neziri, duke dërguar një mesazh uniteti dhe përkushtimi ndaj vlerave kombëtare.