Ish-kandidati për deputet nga PDK dhe afaristi i suksesshëm, Isak Neziri, ka shprehur mirënjohje të thellë për qytetarët e Drenasit për pjesëmarrjen e lartë dhe pjekurinë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor.
Në fjalën e tij, Neziri theksoi se Drenasi edhe një herë dëshmoi maturi, kulturë politike dhe vetëdije qytetare, duke bërë dallimin përmes votës së lirë dhe të ndershme.
Ai ka uruar përzemërsisht Ramiz Lladrovcin për fitoren, duke e cilësuar atë si fitore të punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete që janë ndjerë në çdo cep të komunës.
Njëkohësisht, Neziri ka shprehur respekt për kandidatin tjetër në garë, duke theksuar se konkurrenca e ndershme është vlerë që forcon demokracinë lokale dhe i shërben qytetarëve.
Në fund, ai ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim në të mirë të komunës, duke theksuar se “Drenasi meriton zhvillim, harmoni dhe përkushtim të përbashkët.