- Advertisement -
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka theksuar rëndësinë e rinisë për Partinë Demokratike të Kosovës, duke u shprehur se ata janë forca e zgjedhjeve të këtij viti.
Në një takim të zhvilluar në Skenderaj, Neziri tha se çdo ditë e më shumë rinia po i bashkohet vizionit të tij për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke forcuar kompanitë vendase dhe duke hapur mundësi të reja pune nga kthimi i investimeve të mërgatës në Kosovë.
Ai theksoi se shembulli i tij personal si afarist është ndjekur nga dhjetëra afaristë shqiptarë nga Gjermania dhe Europa, të cilët po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.