Kandidati për deputet nga PDK-ja, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me klubin e volejbollit të vajzave të Skenderajt, duke e cilësuar atë si një takim frymëzues me të reja plot vullnet, potencial dhe dashuri për sportin.
Gjatë bashkëbisedimit, Neziri ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe zhvillimit të sportit, duke e parë atë si pjesë thelbësore të formimit të të rinjve, krahas arsimit dhe angazhimeve të tjera edukative.
Sipas tij, sporti u ofron të rinjve disiplinë, vetëbesim dhe hapësirë për zhvillim personal e shoqëror, duke kontribuar drejtpërdrejt në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më aktive.
Neziri ka ritheksuar angazhimin e tij për të përkrahur iniciativat sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë në Skenderaj dhe në gjithë vendin.






