Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka shprehur optimizëm për të ardhmen e Mitrovicës, duke theksuar se fitoret e mëdha për qytetin dhe vendin janë të pashmangshme.
Në një takim me Klestor Veselin, djalin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Neziri ka përmendur vizionin e përbashkët për zhvillimin e Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.
“Dielli do të lind përsëri në Mitrovicë”, ka deklaruar Neziri, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit për të ardhmen.
Ai garon për deputet me numrin 99 në listën e PDK-së.
#PDK131
#IsakNeziri99