Afaristi dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka përmbyllur me sukses nismën e tij për dhurimin e laptopëve për shkollat në Kosovë, duke përfshirë qytete si Drenasi, Skenderaji, Prishtina, Vushtrria e Dragashi.
Përmes një postimi, Neziri falënderoi komunitetet e Bresanës, Blaçit dhe Mihaliqit për mikpritjen, duke theksuar se takoi mësimdhënës të përkushtuar që arsimin e shohin si mision dhe jo thjesht si një vend pune.
“Vazhdojmë me punët e mira për Kosovën”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të tjera në të ardhmen në mbështetje të arsimit dhe rinisë./DrenicaOnline/