Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka shprehur entuziazmin e tij për vizitën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, në Shtime.
“Tërmet tjetër në Shtime – kryeministri Bedri Hamza po vjen,” ka deklaruar Neziri në një postim, duke nënvizuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të kësaj komune për Partinë Demokratike të Kosovës.
Neziri ka theksuar se PDK është e bashkuar dhe e gatshme për të sjellë ndryshime pozitive për Kosovën, duke ftuar qytetarët që të bashkohen rreth vizionit të liderëve të partisë.
#PDK131
#IsakNeziri99