Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me banorët e Polacit, duke e cilësuar këtë fshat si “zemrën e Skenderajt”.
Në fjalën e tij, Neziri theksoi vizionin dhe misionin e qartë të PDK-së për qeverisjen e ardhshme, duke shprehur mbështetje për çlirimtarët që po përballen me drejtësinë në Hagë dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Mbrëmë në Polacin tonë, për fitoren e madhe, vizionin e qartë dhe për Bedri Hamzën kryeministër të Republikës së Kosovës”, shkroi Neziri në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e tij për mobilizim të elektoratit në Drenicë.
Fushata e PDK-së po intensifikohet në të gjitha komunat, ndërsa Drenica mbetet një ndër bastionet kryesore të kësaj partie.