10.7 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Isak Neziri në Gjermani: Prezantuam para publikut vendas krimet makabre të Serbisë gjatë luftës në Kosovë

- Advertisement -

Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i njohur Isak Neziri ka bërë të ditur se në Gjermani është prezantuar ekspozita që pasqyron krimet makabre të kryera nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në Gjermani prezantuam para publikut vendas krimet makabre të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. I lumtur që sadopak kam kontribuar për rrugëtimin e kësaj ekspozite në disa vende të botës falë aktivistëve të palodhshëm Kumrije Karaqica, Fadil Muqolli dhe Arsim Gerxhaliu”, ka deklaruar Neziri.

Ekspozita është pritur me interes nga publiku vendas dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, duke u konsideruar si një kujtesë e fuqishme për vuajtjet e popullit të Kosovës dhe nevojën për drejtësi e kujtim historik.

 

Të ngjashme

Të fundit