-0.2 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Isak Neziri: Jam ushtar i Kosovës dhe PDK-së, Bedri Hamza e kthen vendin në binarë (Video)

- Advertisement -

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Neziri, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka thënë se potenciali i mërgatës dhe programi i PDK-së në krye me Bedri Hamzën e rikthen Kosovën në binarët e duhur të vazhdimësisë së shtetndërtimit.

Neziri, i cili është  humanist dhe biznesmen i suksesshëm në Gjermani ka thënë se është ushtar i PDK-së dhe Kosovës.

“Potenciali i mërgatës, mendoj personalisht ne, por edhe programi i Bedri Hamzës, në këtë rast i PDK-së është ai i cili vërtet, Kosovën e rikthen në binarët e shtetndërtimit apo vazhdimësinë e shtetndërtimit.

“Unë jam një ushtar i PDK-së, një ushtar i Kosovës, për të mirën e Kosovës, për të mirën e rinisë, të bizneseve, të ekonomisë së Kosovës. Patjetër nuk do të kursehem në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë”, ka thënë Neziri në një intervistë në TV Arbëria.

Të ngjashme

Të fundit