Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka takuar banorët e Kishnarekës, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se është renar që Kishnareka, me historinë e saj të qëndresës dhe përkushtimit, qëndron krah PDK-së.
“Jam krenar që Kishnareka, me historinë e saj të qëndresës dhe përkushtimit, qëndron krah Partisë Demokratike të Kosovës. Teksa ndajmë vizionin dhe misionin tonë për një Kosovë që mundet ma mirë, dëgjoj hallet dhe shqetësimet e banorëve dhe mbetem i vendosur në angazhimin për të sjellë ndryshimin që ata meritojnë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme! #pdk131 #isakneziri99”, ka shkruar Neziri në Facebook.