Kandidati për deputet nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka kërkuar nga qytetarët që të përkrahin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai është zotuar se do t’i përfaqësoj qytetarët “me dinjitet dhe që së bashku të ndërtojmë një Kosovë më të mirë, më të zhvilluar, më të bashkuar dhe me më shumë mundësi për secilin”.
“Pavarësisht rezultatit të 9 shkurtit, unë kam vazhduar të jem pranë jush, i kam dëgjuar hallet tuaja dhe kam bërë maksimumin për t’i përmbushur zotimet që i kisha dhënë në fushatën e kaluar. Sot, me thirrjen dhe mbështetjen tuaj dhe me besimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Bedri Hamza, kërkoj edhe njëherë votën tuaj për mandatin e deputetit në mënyrë që t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe që së bashku të ndërtojmë një Kosovë më të mirë, më të zhvilluar, më të bashkuar dhe me më shumë mundësi për secilin. Na priftë e mbara. #PDK130 ”, ka shkruar Neziri në Facebook.






