Triumfues do të dalim sërish më 9 shkurt, me Bedri Hamzën kryeministër të Republikës së Kosovës. Kështu ka thënë kandidati i PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, pas qendrimit në familjen e Avni Bylykbashit në Terstenik të Drenasit
“Në Konakun e Avni Bylykbashit në Terstenik, folëm gjatë për vlerat e bashkimit dhe unitetit që na kanë fituar shumë beteja, si në luftë ashtu edhe pas saj. Triumfues do të dalim sërish më 9 shkurt, me Bedri Hamzën kryeministër të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Neziri në Facebook.