Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, e ka nisur ditën e sotme me nderime të varrezat e dëshmorëve, aty ku prehet edhe gjyshi i tij, Shaqiri.
Me këtë rast, Neziri ka thënë gjaku i të rënëve për liri ” na obligon edhe më shumë të punojmë e mbrojmë Kosovën e të ardhmen e saj”.
“U ktheva te varrezat e dëshmorëve në Qirez, aty ku pushon gjyshi Shaqir Neziri me të tjerë martirë të vrarë mizorisht nga forcet serbe. Dhimbje, mall e kujtime të një kohe të rëndë për Drenicën. Sa shumë gjak e jetë u dhanë për lirinë që gëzojmë. E kjo na obligon edhe më shumë të punojmë e mbrojmë Kosovën e të ardhmen e saj. Lavdi të rënëve!”, ka shkruar Neziri në Facebook.