Kandidati për deputet i PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka njoftuar se 100 vullnetarë i janë bashkuar fushatës së tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“100 vullnetarë për 24 orë i bashkohen fushatës tonë. Faleminderit dhe u jam shumë mirënjohës Takohemi së shpejti për ta nisur turin e fitores së 28 dhjetorit.
Vazhdoni të regjistroheni në www.isakneziri.com dhe shpërndajeni këtë mesazh te miqtë e juaj ”, ka njoftuar Neziri.






