Sipas njoftimit të UIBM-së, kjo është konfirmuar nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore (2022) për Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), gjegjësisht për nënprogramet që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, pjesë e të cilës është edhe UIBM.
Rektori prof.dr. Alush Musaj, tha se tashmë është krijuar një traditë e menaxhimit të mirë në këtë institucion.
“Me këtë rast dua ta përgëzoj Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe të gjithë punëtorët e administratës për punën e tyre profesionale”, tha ai.
Lajmin e ka mirëpritur edhe sekretari i përgjithshëm në UIBM, Avdyl Beqiri, i cili e vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit administrativ.
Ndërsa, drejtori për Buxhet dhe Financa, Besim Kurti, tha se edhe këtë herë auditori nuk ka gjetje dhe rekomandime për UMIB-në. Sipas tij, procesi i auditimit në UIBM është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).
Ai sqaroi se sipas këtyre standardeve është prezantuar dhe kontrolluar dokumentacioni i kërkuar duke dhënë mundësinë e konsultimeve të përgjegjësve që mbulojnë fushat që ishin objekt i kontrollit.
“Dosjet e kërkuara ishin të mjaftueshme që auditori i përgjithshëm të jep opinion profesional lidhur me menaxhimin financiar”, tha ai.
Kurti bëri të ditur se objekt i kontrollit ishin: planifikimi, menaxhimi, shpenzimet, burimi i të hyrave dhe kontrolli financiar i aktiviteteve të realizuar në të gjitha kategoritë ekonomike.