Analisti dhe gazetari, Parim Olluri ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih nuk ka pas mundësi për takim me Sekretarin amerikan, Antony Blinkenin dhe me zëvendëspresidenten, Kamela Harris.
Olluri duke ironizuar ka thënë se diplomati i vetëm botëror që është i gatshëm për takim me Kurti është burri i ministres së Punëve të Jashtëm, Donika Gërvalles.
“Kurti nuk paska mundur as dorën me ia preke Blinkenit e Harrisit në konferencën e Mynihut. Për takim as qe po ekzistojnë gjasat minimale. Prej diplomateve botëror i gatshëm për takim të gjatë me Kurtin në Mynih me doket është veç një njeri. Burri i Donika Gërvalles.” – ka shkruar Olluri.