Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një diskutimi për gjendjen e krijuar në Veri ka ironizuar me vendimet e kryeministrit Albin Kurti.
Duke kritikuar vendimin e Kurtit për targat, Limaj thotë se këtë vendim ka mundur ta marr edhe Hashim Thaçi që sipas Limajt i ka luftuar serbët ballë për ballë.
“Ta merr mendja qe s’ka mujt me i thonë Hashim Thaçi nga sot s’keni me mujt me hi me targa KM a? Allahile po ta merr mendja qe Albin Kurti, po i nxjerr muskujt e po i thotë mos hini me targa e s’ka mujt Hashim Thaçi që ka krijuar UÇK-në e t’i ka dal ballë për ballë… s’ka mujt me thirr ne telefon.”, deklaron Limaj.
Këtë reagim Limaj e ka bërë gjatë një përballje me analistin Xhevdet Pozhari.
Në një intervistë në ATV ish-zv kryeministri i Kosovës ka folur për deklaratën e Kurtit lidh.