Opinionisti Dukagjin Gorani ka folur në lidhje me ekspozenë e Albin Kurtit, para formimit të Qeverisë.
Gorani ka thënë se “do të dëshironte të jetonte në atë Kosovë që e ilustroi Kurti”.
“Sa për ekspoze, edhe unë kisha pas qejf me jetu në atë Kosovë, që e ilustro kryeministri, meqenëse prej atyre sukseseve qe ishin zbatu e kriju dhe premtimeve që u jepën sonte, mendoj që jam njeri me fat që e kom ndërmend me vazhdu e me jetu në vitet e ardhshme. Unë mendoj që do të jetë vazhdimësi e qeverisjes së tij” – ka thënë ai në Rubikon.






