Nga 100 euro për student, ende nuk janë ekzekutuar.
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, bëri një parashikim interesant, duke thënë se këto mjete do të dalin afër datës së raundit të dytë të zgjedhjeve.
“Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar 100 eurot për studentët. Mbajeni në mend ato do të dalin pak ditë para balotazhit”, shkroi Guri me ironi në Facebook.