24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Ironike që e bëri Kurti”: Gazeta zvicerane për vendimin rreth Manastirit, citon dy deklarata thumbuese të Sava Janjiqit

- Advertisement -

Gazeta zvicerane Neue Zurcher Zeitung në një reportazh nga Manastiri i Deçanit shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e 2016-ës të Gjykatës Kushtetuese është një përparim i rëndësishëm për zgjidhjen e një mosmarrëveshje prej dekadash për 24 hektarë tokë.Autor i fotografisë së përdorur në ballinë është Visar Kryeziu (AP). Fotografia ëhtë publikuar në Neue Zuercher Zeitung.

Sipas NZZ, e cila rikujton se manastiri ruhet gjatë 24 orëve nga ushtria( KFOR’i), ky vendim mund të ndikojë që Kosova të bëjë një hap të madh në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare.

Kjo gazetë citoi edhe Murgun Sava Janjiq. “Ishte paradoksale”, thotë ai.

“Ne që quhemi institucioni serb, e mbështesim vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës. Por qeveria dhe autoritetet e refuzojnë atë.”, shton ai.Po ashtu gazeta zvicerane e ka cilësuar ironike vendimin për regjistrimin e 24 hektarëve në emër të Manastirit nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo pasi sipas tyre, Kurti ka qenë kundër çdo lëshimi ndaj Serbisë apo bashkësisë ndërkombëtare.“Sa i përket Deçanit, edhe kryeministri Kurti për një kohë të gjatë nuk ka qenë i gatshëm të pranojë vendimin e Gjykatës Supreme. Si politikan opozitar, ai i cilësoi gjyqtarët kushtetues si tradhtarë dhe kriminelë pas vendimit të vitit 2016”, thuhet në shkrimin e NZZ-së.

Tutje është përmendur edhe që zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit ka qenë një ndër kushtet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.“Dora Bakoyannis raportuesja për asamblenë parlamentare të Këshillit – dhe motra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis – e bëri të qartë së fundmi se refuzimi për të zbatuar vendimin e gjykatës për Deçanin ishte një shkelje e shtetit të së drejtës. Kjo është e papajtueshme me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Një opinion ligjor nga Këshilli i Evropës kishte dalë më parë në të njëjtin përfundim”, shkroi ndër të tjera gazeta zvicerane.

NZZ ka arritur të nxjerrë edhe reagimin e parë nga Manastiri pas regjistrimt të pronës pasi ata deri më tani s’kanë bërë ndonjë deklaratë.Murgu Janjiq thekson se nuk mendon që në Prishtinë ka pasur ndryshim qëndrimin për tokën e Manastirit.

“Qeveria veproi nën presion. Por megjithatë kjo është pozitive.”, ka thënë Janjiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit