26.4 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Ironike: Ia këpusin rrymën biznesmenit që linçonte gazetarët që e kritikojnë Kurtin

- Advertisement -

Sot, KEDS ka njoftuar se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që nuk kanë dalë në tregun e lirë. Bizneseve që iu është ndërpre energjia elektrike janë edhe të afaristit Hamdi Malushaj. I njëjti, që më parë kishte linçuar publikisht gazetarët kritikë ndaj kryeministrit Albin Kurti, sot ka reaguar duke bërë thirrje për protestë kundër Qeverisë.

Malushaj shkroi sot në “Facebook” se i kanë shkëputur bizneset nga energjia elektrike, duke i nxjerrë në rrugë.

Sipas tij me shkyçjet që po bëhen bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar.

Në fund, Malushaj, ka ftuar bashkëpunëtorët e tij që të dalin në protestë para Qeverisë.

Edhe këtë e përjetuam! ⚠️Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE. Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë! Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona. 👉 Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju! Ja vendimi dhe ma kan shkeput rrymen 1400 bashkpuntor ne rrug te cilve ju boj thirrje te shkojn para qeveris te kerkojn llogari dhe vende pune ne kushte te njejta!”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, i njëjti biznesmen më parë kishte linçuar publikisht gazetarët që e kritikojnë Qeverisjen e Albin Kurtit.

Ai kishte shpërndarë fotografitë e disa prej tyre duke i quajtur “pisa” që paguhen nga Serbia.

 

Të ngjashme

Të fundit