Irina Shayk takoi njërin nga ish të dashurit e saj në rrugët e Nju Jorkut këtë javë.
Bëhet fjalë për takimin e saj me aktorin amerikan, Vito Schnabel.
Supermodelja 39-vjeçare i hodhi Schnabel një vështrim përvëlues, duke buzëqeshur, shkruan DailyMail.
Ajo ndan vajzën e saj tetëvjeçare Lea De Seine me Bradley Cooper, i cili tani është në qendër të një cikloni thashethemesh për fejesë me Gigi Hadid.
Gjatë viteve, Irina ka qenë në një lidhje dashurie edhe me Cristiano Ronaldon e Kanye West.