11.2 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me këtë stil & ngjyrë këpuce

- Advertisement -

Sezoni i rehatisë së përditshme ka nisur zyrtarisht. Irina Shayk, e njohur për aftësinë që ka për të kthyer veshjet më bazike në ide stili për t’u marrë shembull, ka treguar së fundmi formulën më të thjeshtë (dhe më efektive) për t’i ngritur një palë streçe nga sportive në plotësisht të përshtatshme për në rrugë. Sekreti? Streçe të zeza të kombinuara me çizme të gjata ngjyrë vere të kuqe.

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me

Këtë javë, teksa shëtiste qenin e saj në rrugët e New York-ut, modelja u pa me streçe të zeza të trasha, futur me kujdes brenda çizmeve të gjata ngjyrë vishnje me prerje klasike “kalërimi”. Kjo siluetë e drejtë dhe e strukturuar e çizmeve krijon balancën perfekte me natyrën sportive të streçeve, duke i dhënë menjëherë pamjes një ndjesi elegance dhe përkujdesjeje. Lëkura e fortë dhe forma e gjatë i bëjnë streçet të duken si pjesë e një veshjeje të menduar mirë, e jo thjesht diçka për palestrën.

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me

 

 

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me

Por gjenialiteti i kombinimit qëndron te ngjyra. Po të ishin çizmet e zeza, do të përziheshin me streçet dhe e gjithë pamja do të humbte efektin. Ndërsa kjo ngjyrë vere e thellë krijon kontrastin e duhur dhe tërheq vëmendjen në mënyrën më elegante të mundshme. Për ta kompletuar stilin, Irina kishte zgjedhur edhe një xhaketë të madhe prej lëkure, një detaj që i jep gjithë kombiimit një “cool vibe” të lehtë dhe pa përpjekje.

 

 

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me

Irina Shayk dhe ne jemi dakord: Streçet duken më shik me

Nëse kërkon frymëzim për veshjet e ditëve të ftohta, kjo është mënyra më e thjeshtë për t’u dukur e kuruar pa sakrifikuar rehatinë: një palë streçe të zeza cilësore, çizme të gjata me ngjyrë interesante dhe një xhaketë lëkure. Si Irina, por në versionin tënd.

Të ngjashme

Të fundit