11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

IRI: Kosovarët në shumicë e duan anëtarësimin në BE dhe NATO, i shqetëson Serbia

- Advertisement -

Kosovarët në masë të madhe janë shprehur pro anëtarësimit në BE dhe në NATO, ndërsa janë shprehur të shqetësuar për rritjen e tensioneve me Serbinë.

Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) përmes një sondazhi mbarëkombëtar të realizuar në Kosovë.

Të pyetur për Bashkimin Evropian (BE), 92% e qytetarëve të Kosovës kanë thënë se do të votonin për anëtarësim në BE nëse sot do të mbahej referendum. Për më tepër, 94% do të votonin për anëtarësimin në NATO.

“Populli i Kosovës beson se përparimi ekonomik dhe siguria kombëtare vijnë me lidhje më të ngushta me Perëndimin”, tha Paul McCarthy, Drejtor i Evropës për IRI. “Anëtarësimi në BE dhe NATO do të ndihmojë në arritjen e këtyre qëllimeve”.

Sondazhi gjeti gjithashtu mbështetje të fortë për qeverisjen demokratike. Tetëdhjetë e pesë për qind e të rriturve besojnë se demokracia është forma më e mirë e mundshme e qeverisjes për Kosovën. Sondazhi më tej tregoi se 92% besojnë se është shumë ose disi e rëndësishme që gratë të përfshihen në vendimmarrjen politike.

Tetëdhjetë e nëntë për qind thanë të njëjtën gjë për të rinjtë në moshë madhore.

“Të dhënat tregojnë qartë se njerëzit janë të etur për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare dhe lokale në 2025”, tha McCarthy. “Është gjithashtu e rëndësishme për ta që të shohin gratë dhe të rinjtë të përfaqësuar në procesin politik”.

Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar edhe për tensionet me Serbinë. Krahasuar me një sondazh të zhvilluar në mars 2023, përqindja e të anketuarve që janë shumë ose disi të shqetësuar se tensionet me Serbinë do të zhvillohen në konflikt më të madh dhe dhunë është rritur me 17 pikë përqindjeje.

Të dhënat u mblodhën nga 6-27 maj 2024, përmes intervistave të administruara ballë për ballë nga CAPI në shtëpitë e të anketuarve, ndërsa janë anketuar 1200 qytetarë të Kosovës të moshave 18 vjeç e më lart.

Të pyetur se cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi sot, dhe problemi i dytë më i rëndësishëm, të dhënat janë si vijon:

Ekonomia-kostoja e jetesës, çmimet e larta kanë rezultuar si problemi kryesor, kurse problemi i dytë më i rëndësishëm del të jetë prapë një çështje ekonomike, që është papunësia.

Shëndetësia, pasiguria, emigrimi, korrupsioni, varfëria dhe krimi/siguria publike renditen nga vendi i tretë e më tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit