Irani paralajmëroi për një zgjerim të luftës në rajon nëse forcat izraelite vazhdojnë të kryejnë “krime lufte” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës të rrethuar dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për zhvillimet e fundit, shkruan Al Jazeera.
“Nëse krimet e luftës të kryera nga regjimi izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor nuk ndalen, shtrirja e luftës në rajon ka të ngjarë të thellohet dhe zgjerohet”, paralajmëroi Amir-Abdollahian.
Ai theksoi nevojën për të “ndaluar sa më shpejt sulmet ushtarake të nisura nga regjimi sionist kundër banorëve të Gazës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar “rëndësinë e ofrimit të mënyrave të nevojshme për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”.