17.3 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Irani kërkon t’i japë fund luftës dhe të nisë bisedime me ShBA-në dhe Izraelin, sipas WSJ

- Advertisement -

Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal, po raporton se Irani ëhstë duke dërguar sinjale urgjente se po kërkon përfundim të luftës dhe rifillim të negociatave për programin e tij bërthamor.

Sipas medias, Irani ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit dhe SHBA-së përmes ndërmjetësve arabë.

Raportohet se në mesin e kësaj fushate ajrore të furishme, Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave – me kusht që SHBA të mos përfshihet në sulmet ndaj Iranit.

Irani gjithashtu ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit, duke theksuar se është në interesin e të dyja palëve që përshkallëzimi i dhunës të frenohet.

Të ngjashme

Të fundit