19.7 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Netanyahut

- Advertisement -

Që kur Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt Izraelit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sulmet kanë goditur 40 vende në të gjithë Izraelin, tha kjo zyre, duke rezultuar në gati 19,000 kërkesa për dëmshpërblim të paraqitura në autoritetin tatimor.

Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael, më shumë se 800 janë plagosur dhe mbi 3,800 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, theksohet më tej nga zyra e Netanyahut, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 224 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, sipas autoriteteve iraniane

 

Të ngjashme

Të fundit