Ushtria iraniane i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për pasoja të tmerrshme nëse bashkohet me luftën në anën e Izraelit, pas veprimeve të fundit ushtarake amerikane që Teherani thotë se kanë zgjeruar listën e objektivave legjitime për forcat e armatosura iraniane.
Në një mesazh video të publikuar sot, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaqari, tha se Uashingtoni do të duhet të paguajë çmimin për veprimet e tij.
“Sa herë që amerikanët kanë kryer krime, ata kanë marrë një përgjigje vendimtare dhe të fortë – dhe kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha gjenerali Hatam.
“Pasoja serioze dhe operacione ushtarake vendimtare e presin Amerikën”, tha ai.
Në fund të regjistrimit, Zolfaqari iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan në anglisht.
“Trump, ti bixhozxhi – ti mund ta kesh filluar këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë”, tha ai.
#BREAKING
Spokesperson for the Khatam al-Anbiya base: Powerful operations with heavy consequences await the US.#IranIsraelConflict #IranVsIsrael #IsraeliranWar #IranIsrael #IranThirdOption #IsraelTerroristState #IsraelIran #IsraelUnderAttack #IsraelGenocida #TehranAttack pic.twitter.com/5t0C7AgEey— Military Maven (@Reutersistic) June 23, 2025