8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Irani i dënon me burg dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Aminit në paraburgim

- Advertisement -

Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi se Niloofar Hamedi u dënua me shtatë vjet burgim, ndërsa Elahah Mohammadi me gjashtë vjet burim nën akuzat se kishin “bashkëpunuar me Qeverinë armiqësore amerikane”.

Ato morën edhe dënime shtesë me nga pesë vjet burgim secila për “veprimin kundër sigurisë kombëtare” dhe nga një vjet burgim për “propagandë kundër sistemit”.

Avokatët e gazetareve thanë e ato i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vdekja e Aminit në paraburgim të së ashtuquajturës “Policia e Moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për bartjen e shamisë së kokës, pati nxitur protesta gjithëkombëtare disamujore, të cilat u bënë sfida më e madhe e Qeverisë teokratike të Iranit në dekadat e fundit.

Hamedi ishte arrestuar pasi i kishte fotografuar prindërit e Aminit duke u përqafuar në një spital në Teheran në kohën kur vajza e tyre ishte në koma.

Mohammadi u arrestuar më vonë pasi raportoi për varrimin e Aminit në qytetin e vet Saqez.

Ato kanë të drejtë të ankohen ndaj dënimeve me burg.

Vitin e kaluar, Ministria e Inteligjencës e Iranit i akuzoi dy gazetaret se po punonin për një agjenci të inteligjencës së SHBA-së.

Mohammadi është gazetare e gazetës Ham Mihan, ndërsa Hamedi fotografe e gazetës Shargh.

Të dyja po mbahen në burgun famëkeq të Teheranit, Evin, që nga shtatori 2022.

Javën e kaluar, avokati i Aminit, Saleh Nikbakht, u dënua me një vjet burgim për propagandë kundër shtetit dhe për komentimin e rastit në mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit