38.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Irani hedh poshtë akuzat e Izraelit: Nuk kemi qëlluar me raketa!

- Advertisement -

Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin.

Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Tel Avivit, duke thënë se Teherani mohon raportet se ka qëlluar një raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më herët se Izraeli “do të përgjigjet me forcë” pas “shkeljes së plotë” të armëpushimit të shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga ana e Iranit, duke shtuar se do të “vazhdojë operacionin intensiv për të goditur” Teheranin.

“Unë kam udhëzuar IDF-në (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) në koordinim me Kryeministrin që të vazhdojnë operacionin intensiv për të sulmuar Teheranin dhe për të penguar objektivat e regjimit dhe infrastrukturën terroriste në Teheran”, tha ai./TCH

Të ngjashme

Të fundit