Ministri i jashtëm iranian, Abbas Arghchi, ka thënë se Irani mbështet bisedimet e mëtejme me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Argahchi tha se Irani shpreh gatishmërinë për t’u takuar përsëri në të ardhmën e afërt për ta shqyrtuar diplomacinë në konfliktin Izrael-Iran.
“Irani është i gatshëm të shqyrtojë diplomacinë edhe një herë, sapo agresioni të ndalet dhe agresori të mbahet përgjegjës për krimet e kryera”, tha Araghchi për media, duke shtuar se kishte bërë të qartë se aftësitë mbrojtëse të Iranit ishin “të panegociueshme”, shkruan CNN.
Sot në Gjenevë të Zvicrës është mbajtur një takim me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së ku u diskutua mundësia e përfundimit të konfliktit Izrael-Iran përmes negociatave.