Home Lajme Botë Iran ekzekutoi mbi 50 persona gjatë muajit janar

Iran ekzekutoi mbi 50 persona gjatë muajit janar

0

Katër persona u ekzekutuan me akuza lidhur me protestat, ndërsa shumica e të varurve u ekzekutuan për vepra të lidhura me drogën, sipas të njëjtit burim. OJQ-ja nuk specifikoi pse u ekzekutuan 14 të burgosurit e tjerë të dënuar me vdekje. 107 të tjerë rrezikojnë të ekzekutohen si rezultat i protestave.

“Të paktën 107 persona rrezikohen të ekzekutohen si rezultat i protestave, pasi janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për krime që mbartin dënimin me vdekje. Çdo ekzekutim nga Republika Islamike është politik”, sepse qëllimi kryesor “është përhapja e frikës dhe terrorit në shoqëri.

Për të ndalur makinën vrasëse të shtetit, asnjë ekzekutim nuk duhet të tolerohet, politik apo ndryshe”, shtoi drejtori i IHR, Mahmood Amiry-Moghaddam.

Exit mobile version