1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

IPK: Zyrtarët policorë që u arrestuan sot dyshohet se u përfshinë në mbi 400 veprimtari kriminale

- Advertisement -

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se zyrtarët policorë të cilët janë arrestuar sot dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit.

Hodaj në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se tashmë kanë dhënë rekomandimin për suspendim të 50 zyrtarëve.

“Ata janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ekziston dyshimi se të arrestuarit janë të përfshirë mbi 400 veprimtari kriminale, të marrjes së ryshfetit. U është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë, dhe të njëjtit është dhënë rekomandimi për suspendim nga puna”, deklaroi ai.
Ndërsa, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se do të ndërmarrin masa ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit