28.1 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

IPK zbulon manipulime me gjobat për shpejtësi: 55 raste me të dhëna të ndryshuara

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar sot një raport të jashtëzakonshëm inspektimi, që trajton përdorimin e teknologjisë për matjen e shpejtësisë në trafik. Raporti ka zbuluar mospërputhje të konsiderueshme ndërmjet të dhënave të radarëve dhe atyre të shënuara në gjoba, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare nga zyrtarë policorë.

Inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, pasi IPK kishte pranuar informacione se disa zyrtarë nuk po shqiptonin gjoba për shkeljet e konstatuara me radar.

Nga analiza e 84 mostrave/gjobave, IPK ka identifikuar katër lloje kryesore të mospërputhjeve:

Në 55 raste, shpejtësia e regjistruar në radar ka qenë më e lartë se ajo e shënuar në gjobë;

Në 23 raste, kufizimi i shpejtësisë i shënuar në radar ka qenë ndryshe nga ai në gjobë;

Në 3 raste, lloji i shkeljes i shënuar në gjobë nuk përputhej me atë të matur me pajisje;

Në 3 raste, gjoba ishte dhënë sipas një paragrafi të gabuar të ligjit.

Këto mospërputhje, sipas IPK-së, përbëjnë dobësi serioze dhe lënë hapësirë për keqpërdorim apo manipulim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Gjetjet janë të rëndësishme për strukturat drejtuese dhe operative të Divizionit të Trafikut Rrugor, përfshirë edhe njësitë rajonale dhe ato për kontroll të autostradave.

Në përfundim, IPK ka dalë me 7 rekomandime konkrete, duke përfshirë:

Hartimin e një udhëzuesi për përdorimin e teknologjisë së matjes së shpejtësisë;

Trajnime shtesë për zyrtarët policorë;

Forcimin e kontrolleve ndaj të dhënave që futen në pajisje;

Parandalimin e praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave;

Përdorim më efikas të automjeteve inteligjente;

Monitorim të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara;

Zbatimin e praktikës së printimit të kundërvajtjeve për transparencë më të lartë.

Ky raport vjen në një kohë kur qytetarët gjithnjë e më shumë po kërkojnë profesionalizëm, saktësi dhe drejtësi në zbatimin e ligjit në trafik

Të ngjashme

Të fundit