12.1 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

- Advertisement -

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës  respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit