-4.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

IPK rekomandon suspendimin për një kolonel policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të shkrimeve në medie për pjesëmarrje të zyrtarëve policorë në tubime të natyrës politike, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar procedura disiplinore për dy raste të ndara ku janë përfshirë një gradë e kolonelit policor dhe një major.

IPK në njërin rast ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor me dyshimin për pjesëmarrje në tubim të natyrës politike kurse rastin e majorit (me të njëjtat dyshime) e ka përcjellë për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës.

Duke u bazuar në rëndësinë e jashtëzakonshme të një institucioni policor të pavarur dhe të pandikuar politikisht, IPK bën thirrje publike për të gjithë zyrtarët policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.

Roli i Policisë është kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim, dhe çdo përfshirje apo perceptim i përfshirjes së zyrtarëve policorë në aktivitete politike mund të dëmtojë besimin e publikut në këtë institucion jetik.

IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e një Policie ku puna edhe angazhimi i saj bazohet nga vlerat e integritetit, neutralitetit dhe shërbimit të drejtë ndaj të gjithë qytetarëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit