22.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në stacionin policor në Kaçanik

- Advertisement -

Hetuesit e IPK-së, bazuar në kompetencat ligjore sipas detyrës zyrtare ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore paraprake  lidhur me veprimet policore për  zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit R. B ((i dyshuar lidhur me rastin e  vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika).

Nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri në këtë fazë të hetimit, dy zyrtarë policorë kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R.  B.

Nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja  ekziston dyshimi se një toger policor në pozitën e  shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar.

Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se një rreshter policor  i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë ndërlidhëse për gjykata, ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj.

Që të dy zyrtarët policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre kanë qenë të angazhuar me detyrë në stacionin policor të Kaçanikut.

IPK vlerëson se dështimi i tyre në zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, cenon besueshmërinë institucionale dhe përbën bazë për procedim disiplinor dhe hetim të mëtejmë administrativ dhe penal.

Të ngjashme

Të fundit