Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se janë duke hetuar pretendimet për parregullësi në konkursin për rreshter në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai këto deklarime i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023, ku tha IPK pritet ka formuar ekipe për të hetuar pretendimet e ngritura në publik.
Kryetari i këtij Komisioni Bekë Berisha, ka pyetur kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së, Kushtrim Hodaj, në lidhje konkursin për gradimin në gradën rreshter në Policinë e Kosovës, pasi sipas tij, ka pasur reagime për parregullsi.
Ai me këtë rast ka pyetur edhe në lidhje me hetimet mbi rezervat shtetërore.
“Ka pasur shumë reagime për çështjen e gradimit të policisë, a keni marr masa të hetimit se si ka shkuar ai proces, a keni marrë masa. A ka hetuar IPK-ja hetuesit e rezervave shtetërore. Shefi i ri Besim Berisha është hetuar nga Inspektoriat. Është hetuar dhe tani është bërë shef. Pas dyshimeve në sektorin e hetimeve”, ka pyetur ai.
Hodaj ka thënë se në këtë konkurs ka pasur një numër të konsiderueshëm të ankesave dhe se IPK-ja është duke e trajtuar rastin dhe se shumë shpejt do të dal me një raport në lidhje me këtë çështje.
Ai sa i përket hetuesve të task forcës që kanë qenë duke hetuar rastet e korrupsionit, tha se me kërkesë të MINT-it, kanë qenë duke hetuar për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar a kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo.
Sipas tij, IPK-ja ka ndërmarrë hapat e nevojshëm duke hetuar rastin dhe janë konsultuar me prokurorin e rastit. Ai ka theksuar se ka qenë vlerësim i prokurorisë se të gjitha veprimet që kanë marr hetuesit kanë qenë të koordinuar dhe me autorizim të prokurorit dhe hetuesit kanë qenë të përgatitur dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet për të hetuar rastet përkatës.
“Në procesin e konkursit për avancim apo gradimin në gradën rreshter, ne si IPK kemi pranuar një numër të ankesave. Fillimisht një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime. Pastaj edhe bazuar në publikimet që kanë qenë në media, ne kemi krijuar një ekip hetimor dhe inspektues. Do ti trajtojmë të gjitha ankesat veç e veç. Do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm. Janë ngrit dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate. Është proces në të cilin jemi duke punuar. Lidhur hetuesit e task forcës që kanë qenë duke hetuar rastet e korrupsionit ne kemi pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar a kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Ne i kemi trajtuar këto, kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme, jemi konsultuar me prokurorin e rastit, kemi hartuar një raport me informacione dhe ka qenë vlerësim i prokurorisë se të gjitha veprimet që kanë marr hetuesit kanë qenë të koordinuar dhe me autorizim të prokurorit dhe hetuesit kanë qenë të përgatitur dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet për të hetuar rastet përkatës dhe nuk është ndërmarr ndonjë një masë. Thjesht ne kemi trajtuar ankesat që kanë ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe kemi proceduar siç thotë ligji. Pyetja ka qenë a kanë certifikatë të sigurisë që ju lejohet me pas çasje në disa kategori të dokumenteve, në kategorinë sekret. Dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete, certifikata ka qenë e nivelit konfidencial e hetuesve mirëpo vlerësimi i Prokurorit është se për hetimin e këtyre rasteve nuk ka nevojë, e merr përgjegjësinë prokurori për të gjitha veprimet të cilat zyrtarët i kanë marrë me autorizim nga prokurori përgjegjës”,
Deputeti i VV Enver Dugolli, ka pyetur Hodajn se si ka qenë raporti i IPK-së në lidhje me çështjen e hetuesve.
“Edhe ne jemi të shqetësuar për rekrutimet e fundit për gradën rreshter të këtij procesi. Ju inkurajojmë që hetimi të vazhdojë, nuk na duhet një proces që ka dilema. Dyshimet na shqetësojnë neve si deputetë dhe i shqetësojnë edhe policët. Po du një qartësi se ju thatë se prokurori ka konstatu që nuk ka shkelje ligjore. Neve na intereson se si ka qenë raporti i juaj. Ju e keni dërguar tek prokurori, që nënkupton që prokuror është i obliguar që të veprojë në bazë të të gjeturave të raportit, ju keni konstatuar se ata policë nuk kanë pasur certifikatë të sigurisë sekret siç është kërkuar me ligj”, ka thënë ai.
Hodaj ka thënë se konstatimi është i saktë se hetuesit kanë qenë të pajisur me certifikatë të nivelit konfidencial.
“Konstatimi është i saktë se hetuesit kanë qenë të pajisur me cesrtefikatë të nivelit konfidencial, dhe dokumente kanë qenë të klasifikuara në nivelin sekret. Këto certifikata i kanë prezantuar edhe hetuesti”, ka thënë ai.
E deputeti Dugolli tha se me konstatimin që ka dhënë prokurori për këtë çështje, prokurori ka dalur mbi ligjin.
“Prokurori ka dalur mbi ligjin”, ka thënë ai.
Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, i cili tha se deputeti Dugolli është duke manipuluar dhe duke bërë konstatim personal.
“Është konstatim i juaai personal, është manipulim. Është konstatim i juaji personal”, ka thënë ai.
Në lidhje me skandalin për rezervat shtetërore pyeti edhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha.
“Ky Ridvan Muharremi, ky furraxhia a ka asi të sigurisë. Ky furraxhia që i ka pështjellur gjithë këto punë a duhet me pas qasi konfidenciale”, ka thënë ai.
Hodaj gjatë raportimit ka thënë se jamënë proces të inspektimit të stacioneve në Prishtinë, ndërsa stacionet policore sipas tij, në disa qytete ballafaqohen me mungesa të teknologjisë, uniformës, patrullave dhe shumë të tjera.
Ai ka thënë se reagimi i Policisë kur marrin informata nga qytetar, reagimi i tyre deri në vendin e ngjarjes është në mesataren rreth 12-13 minuta