11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për  dhunë në familje

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Podujevë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit