11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

iPhone origjinal me 4GB shitet për 190 mijë e 372 dollarë në ankand

- Advertisement -

Shumë vite më parë Steve Jobs mbajti një fjalim kryesor në Macworld 2007 dhe zbuloi Apple iPhone-in e parë.

Kjo pajisje revolucionare ishte mjaft e shtrenjtë – modeli bazë 4 GB kushtonte 500 dollarë, ai 8 GB ishte 600 dollarë dhe këto çmime ofroheshin nëse nënshkruaje një kontratë 2-vjeçare me AT&T.

Në vitin 2023 këta iPhone – tani pjesë e historisë digjitale – në ankande ato shiten për çmime të larta, shkruan GSM Arena.

Për shembull, një model 8 GB me kuti nga fabrika, në shkurt u shit për 63,000 dollarë, duke tejkaluar ofertën origjinale prej 2,500 dollarë.

Besoni apo jo, kjo në fakt nuk ishte një shifër aq e madhe për një iPhone origjinal.

Një version i parë i iPhone 4GB origjinal nga fabrika i pa hapur u postua në LCG Auctions disa javë më parë.

Çmimi fillestar për këtë njësi ishte në intervalin 50,000-100,000 dollarë dhe ofertimi filloi më 30 qershor me vetëm 10,000 dollarë.

Pastaj gjërat shkuan ngadalë, dhe dje shifra arriti deri në 42 mijë dollarë.

Pas një “lufte” të shkurtër, por intensive, oferta fituese kapi vlerën e 190,372 dollarëve (rreth 169,463 euro).

Original iPhone 4GB sells for $190,372 at auction

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit