6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

iPhone 14 ngatërron slitat rrotulluese me aksidentet

- Advertisement -

Herën tjetër që të jeni në një slitë rrotulluese, duhet të lini iPhone 14 më vete sepse përdoruesit raportuan se funksionaliteti për identifikimin e aksidenteve ngatërrohet nga lëvizjet e shpejta.

Identifikimi i aksidenteve është një prej funksionaliteteve më të mira të iPhone 14, iPhone 14 Pro dhe Apple Watch 8. Duke përdorur xhiroskopët dhe sensorët e brendshëm, këto pajisje mund të dallojnë nëse jeni përfshirë një aksident me makinë dhe të njoftojnë shërbimet e urgjencës.

Nuk është perfekt por Apple gjithashtu ju jep mundësinë përdoruesve të anulojnë njoftimin manualisht brenda 10 sekondash pasi iPhone të ketë identifikuar një aksident.

Por kur jeni të lidhur në një slitë, nuk mund ta anuloni njoftimin me aq lehtësi dhe shërbimet e urgjencës së bashku kontaktet e përzgjedhura do të njoftohen për një aksident që nuk ka ndodhur.

Vetmja zgjidhje që përdoruesit aktualisht kanë në dispozicion është çaktivizimi i njoftimeve dhe jo plotësisht funksionalitetit. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit