Trajneri Simone Inzaghi ka konfirmuar se Benjamin Pavardi është një objektiv i Interit.
Ekipi zikaltër nis këtë të shtune edicionin e ri në Serie A ndaj Monzas, duke filluar nga ora 20:45, transmeton Klankosova.tv.
“Do të jetë një pasdite e emocionuar, pasi do të jetë hera e parë që do të shohim tifozët tanë që nga nata e Stambollit, ku atje ishin të mrekullueshëm”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp.
“Ai (Pavardi) është një objektiv, por nuk më pëlqen të flasë për lojtarët që janë në ekipet e tjera. Ai nuk është opsioni i vetëm dhe ne kemi nevojë për një lojtar në atë pozicion”.
Ndryshe, është raportuar se Interi ka ofruar 25 milionë euro për francezin, por që gjiganti gjerman Bayern, ka kërkuar më shumë se 40 milionë euro