Deklarimet e liderëve të vendit se në Kosovë ekziston rrezik për luftë në Kosovë, larguan investitorët e huaj.
Kështu deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna të enjten në Frontal të T7.
“Deklaratat e pamendume të liderëve shtetëror se po sulmohemi nga Serbia, kanë ndiku që investitorët e huaj të hezitojnë të vijnë”, tha Rafuna.
Madje ai tha se pati telefonata nga ta për të kuptuar nëse diçka e tillë po ndodhë në vend.
“Investitorët më thirrën në telefon më pyetën a po fillon lufta në Kosovë”, shtoi Rafuna.