Shtëpinë që ia kishte dhuruar shteti si invalid i luftës, Fadil Tahiri e dha për familje në nevojë.
Këtu jetoi me vite të tëra së bashku me familjen e tij.
E ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Tahiri, këtë shtëpi që ia kishte dhuruar shteti duke qenë invalid i luftës, tash po e dhuron për një kauzë tjetër.
Tahiri vendosi ta japë atë për familjet në nevojë.
Ish ushtari Tahiri tregon se menjëherë pas hyrjes në shtëpinë e tij të re, çelësat e shtëpisë së vjetër ia dha komunës.
Ish-ushtari i UÇK’së kishte përjetuar vetë kohë të vështira në jetë, prandaj dëshiron të ia lehtësojë dikujt tjetër jetën.
Tahiri ishte ushtar në zonën e Llapit dhe nga luftimet e tij ngeli i plagosur në kokë, e që në kafkë ende ka copëza të granatës.
E për të, asgjë nuk ka më të mirë se liria që sot e gëzojnë fëmijët e tij.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e priti në takim Fadil Tahirin për ta falënderuar për veprimin e tij.