19.3 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Intervistimi po vazhdon: Faton Peci para hetuesve që disa orë

- Advertisement -

Hetuesit e Prokurorisë Speciale po vazhdojnë ta intervistojnë ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rual, Faton Peci.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv.

Veçse ende nuk dihet se në çfarë cilësie po intervistohet Peci.

Sot është zhvilluar një aksion i PSRK-së në zyrat e MBPZHR-së.

Prokurori i rastit, Admir Shala, bëri me dije para gazetarëve se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret.” , tha Shala para mediave.

Të ngjashme

Të fundit