Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për POLITICO, duke ecur nëpër Berlin.
Ajo ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
E pyetur për vizitën e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e ka gjetur partnerin e duhur.
Osmani tha se për pesë vjet janë shkatërruar 900 banda kriminale.
“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi ☼montuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thanë Osmani.






