16.6 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Interpretimet e shtrembëruara të treguesve ekonomikë – praktikë e zakonshme e Kurtit dhe Muratit

- Advertisement -

Nxjerrja e statistikave të fabrikuara është një fenomen i njohur globalisht. Në qeveritë e shteteve, ky aktivitet theksohet kryesisht në periudhat parazgjedhore si rezultat i tendencës së votuesve për t’u fokusuar në rezultatet makroekonomike.

Në Kosovë – në këmbim të vlerësimit më të lartë publik për performancën e qeverisë – një formulë e ngjashme si nxjerrja e të dhënave të shtrembëruara, pa burime të përfshira dhe të shpërpjestuara është bërë pothuajse praktikë e zakonshme e zyrtarëve qeveritarë.

Përdredhja e të dhënave duke relativizuar në kohë krahasime të ndryshme të indikatorëve ekonomikë të vendit për të arritur në përfundimin e dëshiruar karakterizoi në masë të madhe logjikën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave Hekuran Murati.

Dukuria e interpretimeve gjysmake të treguesve ekonomikë po zbatohet në masë të madhe si shkak dhe pasojë e mos përditësimit të të dhënave të ndryshme nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke krijuar kështu anomali në vazhdimësinë e pasqyrës reale të pak tregues ekonomikë të përditësuar.

Për shembull, në mungesë të Anketës së Fuqisë Punëtore, e cila paraqet burimin kryesor të të dhënave të tregut të punës, kjo situatë shfrytëzuar së fundi nga ministrit Murati në statistikat e numrit të grave të punësuara ndër vite.

151 mijë gratë e punësuara përgjatë vitit 2023, sipas statistikës tërësisht jovalide në mungesë të burimit të të dhënave nxorri në pah një tendencë të rrezikshme të pushtetit për të manipuluar me shifra.

Rreth shtatë muaj më parë, Kurti dhe Murati proklamonin vazhdimisht edhe rritje formale të punësimit të cilat ekspertë të shumë ekonomik ia atribuonin efekteve të emigrimit të lartë në Kosovë,

Një diskurs i ngjashëm është vërejtur edhe nga kryeministri Kurti. Duke shfrytëzuar goditjen ekonomike që pandemia Covid-19 i dha Kosovës me rritjen ekonomike që u tkurr në – 5.3 për qind sipas publikimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Bruto Produktin Vendor, lavdërimet për “rritjen ekonomike” kanë qenë të shpeshta.

Ndonëse që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje, BPV-ja e vendit u karakterizua me një rrjedhë negative, fakt që u bë i ditur në raportin e “Bruto Produktit Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimit dhe të Prodhimit, TM2 2023”, kreu i ekzekutivit theksoi rreth katër muaj më parë se “rritja mesatare në dy vite ka qenë 7.9%, më e larta se çdo herë tjetër për dy vite rresht që nga shpallja e Pavarësisë”.

Kurti s’e përmendi faktin se krahasuar me vitin 2021, rritja reale ekonomike u tkurr nga 10.7 në rreth 3.2 për qind në vitin 2023.

Të ngjashme

Të fundit