15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për të gjithë terroristët e Banjskës

- Advertisement -

Selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin ep lotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit